U deshën 21 vite për t’u realizuar, Netflix po sjell një dokumentar për Kanye West

Netflix ka blerë një dokumentar me seri që përfshin dy dekada të jetës së Kanye West, përfshirë vdekjen e nënës së tij, Donda, në vitin 2007 dhe kandidaturën e dështuar për president të SHBA-ve. Dokumentari, ende pa titull, përfshin video të papublikuara më parë, të xhiruara gjatë një periudhe 21 vjeçare.

Sipas Billboard, dokumentari do të publikohet këtë vit. Mediat e huaja kanë raportuar se Netflix ka shpenzuar 30 milionë dollarë për seritë, por sipas Variety kjo shifër është e pasaktë. Ndërkohë, nuk dihet nëse do të përfshihen detaje nga ndarja me Kim Kardashian.

Këto dy dekada kanë qenë mjaft intensive për reperin, i cili së pari u bë i njohur si një producent, kryesisht për punën e tij në albumin e Jay-Z, The Blueprint në 2001. U vlerësua gjithashtu për albumet e tij të mëvonshme solo, “The College Dropout”, “Late Registration” dhe “Graduation”. Albumi i fundit me vlerësime masive ishte “Yeezus” i vitit 2013.

Marketing

Besimi i tij i krishterë u bë më thelbësor për punën dhe personalitetin publik në fund të viteve 2010: albumi i fundit, frymëzuar nga ungjilli Jesus is King, i vitit 2019, fitoi çmimin e muzikës bashkëkohore të krishterë në çmimet Grammy të muajit të kaluar.

Ai u martua me Kardashian në vitin 2014. Ata kanë katër fëmijë së bashku. Kanye është muzikanti më i fundit që i bashkohet listës së dokumentarëve të yjeve pop, pas Demi Lovatos, Justin Bieber, Taylor Swift, Billie Eilish, Tina Turner, Shawn Mendes dhe Blackpink.

Marketing