U fut në pishinë, vajza zgjohet në spital pa këmbë e gishta

Një vajzë e re nga Britania e Madhe ka humbur njërën këmbë dhe gishtat në këmbën tjetër pasi një u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, në një festë me miqtë e saj.

Marketing

Sipas mjekëve kjo gjë i shkaktoi meningjit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ishte një natë Janari, kur 25-vjeçarja Lauren Briggs, u zgjua në shtëpinë e miqve të saj me vështirësi për të marrë frymë, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke u argëtuar. E reja u dërgua me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me septicemia meningokoksike.

Ky infeksion në gjak që është vdekjeprurës, ndodh kur bakteret në trup shumëfishohen në mënyrë të pakontrolluar.

Mjekët luftuar për t’i shpëtuar jetën Lauren-it dhe u detyruan që t’i prisnin këmbën e djathtë deri poshtë gjurit, si dhe gishtërinjtë në këmbën e majtë. E reja nga Essex, Britania e Madhe, tanimë do të duhet ta kalojë jetën në karrige me rrota.

“Atë natë isha futur në pishinën me ujë të ngrohtë të miqve të mi dhe mjekët më thanë se mund të kem rënë kontakt me infeksionin nëpërmjet një çarje në të vogël që kam pasur në këmbë, ndërkohë që ndodhesha brenda në ujë. Pishinat me ujë të ngrohtë janë të mbushura me baktere, kështu që me gjasë ky mund të ketë qenë shkaku. Kur shkova për të fjetur atë natë ndjeja trazim në stomak, por në orët e para të mëngjesit miqtë më gjetën në dysheme, duke u përpëlitur për të marrë frymë”, tregoi e reja për britaniken Mirror.

“Gjëja tjetër që mbaj mend është që u zgjova në spital duke mos ia pasur idenë se çfarë kishte ndodhur. Këmbët i kisha të zeza… pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, ata nuk mundën dhe në fund u desh t’i prisnin që të më shpëtonin jetën. Nuk ia kisha idenë se çfarë më kishin bërë sepse më dukej sikur i kisha ende të dyja këmbët. Kur ngrita mbulesën dhe pashë çfarë më kishte ndodhur u dëshpërova”, tha Lauren.

Marketing