U infektua me koronavirus në spital nga pacientët, vdes mjeku i njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën dhe dy mjekëve italianë. Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë kreu i Urdhërit të Mjekëve italianë të provincës së Varese, Roberto Stella 67 vjeç.

Marketing

Ai ishte një nga dy mjekët e infektuar me koronavirus në qendrën mjekësore të Bustio Arsizio dhe prej një jave po kurohej në terapi intensive.

Ai ndërroi jetë për shkak të mungesës së frymëmarrjes si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e Roberto Stella. Ai ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetin italian. Është një ditë jashtëzakonisht e trishtuar! Koronavirusi mori brenda pak ditësh një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm të sakrifikojë veten për të tjerët, pacientët e tij, për të gjithë mjekët dhe dentistët që ai i mësonte. Për fat të keq erdhën lajmet që ne kishim frikë dhe se askush nuk do të kishte dashur të dëgjonte: Roberto Stella, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në kujdes intensiv, nuk ia arriti t’ia dalë “, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Disa ditë më parë, një tjetër mjek italian mbeti viktimë nga koronavirusi. Ishte mjekja anesteziste, Chiara Filiponi, 57 vjeç, e cila punonte në një spital në rajonin e Venetos.

Sipas urdhërit të mjekëve italianë , ajo është viktima e parë e koronavirusit në këtë kategori profesionishtësh.

Deri më tani nuk ka ende një raport zyrtar, por llogaritet se janë rreth 2 mijë mjekë e infermierë të infektuar dhe në gjëndje karantine nga koronavirusi.

12 % e tyre gjënden në rajonin e Lombardisë. Këshillari rajonal i shëndetësisë në rajonin e Lombardisë, Giulio Gallera, shpjegon se kjo situatë është pasojë e javëve të para të përhapjes së koronavirusit, ku ende nuk dihej fuqia infektuese e përhapjes së tij.

Marketing