U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi që humbën jetën nga aksidenti në Gjermani

Iu është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi të cilët në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në Gjermani, humbën jetën disa ditë më parë.

Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi u përcollën në banesën e tyre të fundit, në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt në një ceremoni mortore në të cilën morën pjesë familjarë, miq të shumtë, njofton Klan Kosova.

Të tre pjesëtarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër.

Marketing

Marketing