‘U kënaqa’: Adriana Matoshi flet pas seancës së parë si deputete

Aktorja Adriana Matoshi ka marrë pjesë në seancën e parë konstituive të legjislaturës së re.

Marketing

Pasi mori mbi 10,000 vota në listën e Vetëvendosjes ajo ishte një nga deputetet që lehtësisht hyri në Kuvend duke tejkaluar edhe emra të njohur të partisë.

Pas seancës, ajo ka folur për mediat.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e tërë atyre deputetëve shumë të mirë shumë të zot. Dhe thjesht u ndjeva tepër mirë, si në shtëpi duke marr parasysh se do të kontribuojë për vendin tim dhe kjo më bën të ndihem më e përgjegjshme edhe u kënaqa. Ka shumë shumë gjëra me të cilat mundem me u marr, jo vetëm me profesionin tim si aktore dhe për kulturë, ka shumë pika që duhet me u marr sepse ka shumë probleme të mëdha, kështu që në bashkëpunim me kolegët e mi besoj që kemi me ia dal”, është shprehur Matoshi.