U keqinterpretuan të dhënat nga hulumtimi, Selmani: Falje publike spitalit të Tetovës dhe BFI-së

Studentët e viti të parë të fakultetit të drejtësisë në UT, bashkë me profesorin e tyre Bashkim Selmani, realizuan ditë më parë një seancë të imporvizuar gjyqësore, me temë “Vrasjet masive, pa plumb e autorë”. Objekt i hulumtimit të studentëve, ishin procedurat penale dhe kontestet civile të familjarëve të viktimave nga Covid 19.

Marketing

Profesori Selmani thotë se mediat e dhanë të cunguar informacionin duke keqintepretuar të dhënat nga ky hulimtim dhe kjo ka shkaktuar keqkuptime. Selmani kërkon falje publike nga Spitali i Tetovës dhe BFI, për keqkuptimet që u shkaktuan, jo për faj të tij apo studentëve.

“Janë shkëputur pjesë nga publikimi i hulumtimit. Për fat të keq, për dikë tingëllon gjoja se ka palë fajtore, por përkundrazi. Hulumtimi nxorri në sipërfaqe procedurat mortore dhe shqetësimet e familjarëve e të prekurve nga Covid 19. Shkenca bazohet në fakte dhe ne nuk kërkojmë fajtorë. Fatkeqsisht RMV, renditet në vendet e para të vdekshmërisë në nivel global, e kjo e dhënë na shqetëson. Gjatë anketimit, një çështje që i ka preokupuar familjarët dhe ne e kemi përcjellë, është fakti që procedurat mortore i kanë paguar si ndaj agjencisë së varrimit ashtu edhe ndaj BFI-së, por askund nuk kemi përmendur se BFI ka kërkuar çmim dyfish më të lartë. Për këtë keqkuptim në përcjelljen e lajmit, kërkojmë ne falje. Çmojmë lart edhe konstributin e të punësuarve në Klinikën Universitare të Tetovës. U kërkojmë falje publike nëse ka pasur ndonjë keqkuptim, pa dashje”, tha Bashkim Selmani, pedagog në UT.