U ndëshkua me të kuq, ja sa dënohet Balotelli

Serie A i dhuroi yllit të Brescia Mario Balotelli një suspendim prej dy ndeshje dhe një gjobë prej 10 mijë euro pas kartonit të kuq kundër Cagliari, ndërsa tetë lojtarë të tjerë janë pezulluar.

Marketing

Balotelli luajti vetëm shtatë minuta teksa erdhi nga stoli në minutën e 74′, pasi së pari iu dha një karton i verdhë për një faull dhe pastaj një tjetër për fyerjen e gjyqtarit.
Komisioni Diciplinar dha verdiktin e tij dhe vendosi që sulmuesi i Brescia nuk do të luajë kundër Milanit dhe Bolongnas, si dhe një gjobë për fyerjen e zyrtarit të ndeshjes.

Lojtarët e tjerë që janë pezulluar për një ndeshje janë dyshja e Torino Ola Aina dhe Tomas Rincon, Antonio Candreva (Inter), Francesco Cassata (Genoa), Dalbert (Fiorentina), Fabio Pisacane (Cagliari), Nicola Sansone (Bologna) dhe Mattia Zaccagni (Hellas Verona).

Marketing