U nënshkrua marrëveshja për heqjen e roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje për heqjen e plotë të raomingut me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe BeH. Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministrat dikasterial nga Ballkani Perëndimor në suaza të Samitit të dytë digjital në Beograd.

Marketing

“Sipas marrëveshjes, ulja e çmimeve do të fillojë këtë verë ndërsa plotësisht do të hiqet nga mesi i vitit 2021. Siç tha eurokomisarja Maria Gabriel, kjo marrëveshje ishte një parakusht për fillimin e procedurës për heqjen e roamingun ndaj BE-së. Pasi plotësisht të tërhiqet roamingu midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kjo do të ndodhë edhe me vendet e BE-së, që do të thotë se rajoni do të integrohet në mënyrë digjitale në Evropë shumë më shpejt se sa politikisht”, tha ministri Mançevski.

Janë dakorduar që javën e ardhshme Trup i posaçëm rregullator të mbajë takim që t’i konfirmojë çmimet e zvogëluara nga korriku i këtij vitit, fillimisht në internet, ndërsa pastaj në bisedat dhe gradualisht t’i ulë çmimet deri në heqjen e plotë në vitin 2021.

Siç deklaroi ministri Mançevski, muajin e ardhshëm Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të nënshkruajnë Marrëveshje për njohjen e dokumentave elektronik dhe certifikatat digjitale.
Në Samit janë zhvilluar bisedime edhe për krijimin e qendrës rajonale të trajnimit për siguri kibernetike selia e të cilës duhet të jetë në Shkup, që do të finalizohet në samitin e ardhshëm në Tiranë.

Në samitin dyditorë morën pjesë 3.000 përfaqësues të industrisë IT dhe biznesmenë prej 30 ekonomive nga Ballkani Perëndimor dhe bota, mes të cilëve edhe shumë ekspertë nga Maqedonia e Veriut.

Marketing