U nënshkruan kontratat për bashkëfinancimin të tetë projekteve nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot nënshkruajti kontratat për bashkë-financimin të tetë projekteve nga bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Marketing

Në këtë eveniment të pranishëm ishin bartësit dhe partnerëve e projekteve, përfaqësues nga ministria përkatëse e Kosovës dhe përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian.

Për të ndihmuar aplikuesit vendas dhe për t’i inkurajuar ata të përgatisin projekte, Ministria e Vetëqeverisjes lokale mbulon shpenzimet e bashkëfinancimit nacional me vlerë prej 15% përqind nga shuma e përgjithshme.

Projektet do të mundësojnë bashkëpunim më të madh dhe kohezion social ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, krijimin e hartave për potencialet turistike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajon.

Perspektiva jonë është në hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shfrytëzim maksimal të fondeve para-aderuese të BE-së, veçanërisht programi për bashkëpunim ndërkufitarë i cili u është në dispozicion komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera jofitimprurëse siç janë shkollat, universitetet, institutet, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

Vlera e përgjithshme e projekteve për Republikën e Maqedonisë dhe për Republikën e Kosovës në kuadër të kësaj thirrje është 1.5 milion euro.

Deri në vitin 2020, për projekte për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian ka miratuar gjithsej 8.4 milion euro.

Marketing