Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, njofton opinionin publik dhe besimtarët se sot (e shtunën më 11.08.2018) në ora 13.00, janë nisur haxhinjtë e parë nga Maqedonia për në vendet e shenjta.

Kontingjenti i parë ishte i përbërë nga haxhinjë të qyteteve të Strugës dhe Kërçovës.

Në ditët në vijim, pra nesër e diel në ora 04.00 niset kontigjenti i dytë.

Nga BFI informojnë se kontigjentet tjera do të nisen më datë 14 dhe 15 gusht.