U pastruan 250 metra kub mbeturina nga aksioni i NP ,,HIGJIENA KOMUNALE”

Gjatë ditës së djeshme, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup zbatoi një ndër aksionet më masive deri më tani për pastrimin e deponive të egra, me qëllim – ngritjen e vetëdijes për dëmet e shkaktuara nga trajtimi i papërgjegjshëm me mbetjen.

Marketing

Në kuadër të aksionit u pastruan 250 metër kub mbetje, ndërsa njëkohësisht në komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Butel ishin vendosur
enë të veçanta për mbledhjen e mbetjeve të vëllimshme, ku qytetarët hodhën mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike.

Aksioni u zhvillua në të gjitha dhjetë komunat e Shkupi, ku në çdo lokacion morën pjesë të punësuarit e administratës së Ndërmarrjes,
administrata komunale, studentët nga Universitetet e Shkupit, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe nxënësit nga shkollat e
mesme dhe fillore.

Është nder i madh që iniciativën tonë e mbështetën edhe ambasadat e SHBA-ve dhe Francës, kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit,
ndërmarrjet publike, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i EJL, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Oda
ekonomike në RMV, Sekretariati për Çështje Evropiane, Konferenca Evropiane për Ndërmjetësim, Kryqi i Kuq i RMV, si dhe një numër i madh i organizatave joqeveritare, shoqatat qytetare dhe klubet sportive. NP ,,Higjiena komunale” – Shkup falënderon Federatën xhiu xhitsu të RMV, Klubin e Xhudos IPON, Qendrën e vullnetarëve – Shkup, Forumin Rinor Islam – FRI, Ansamblin “Drita e Dervenit”, Shoqatën e qytetarëve
,,Marshi i Ilindenit”, Klubin e boksit ,,Shkupi”, atleten Drita Islami, basketbollistin Toni Simiq, Klubin e boksit ,,Çigra”, Klubin e karatesë ,,Navashi”, Korpusin e gjelbër maqedonas e etj.

Marketing