Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor gjatë vitit 2019 përfundimisht më 31.10.2019 ka kryer 1969 mbikëqyrje të instalimeve që i nënshtrohen Lejeve A-IPPC apo A-PIKN dhe Elaborateve ekologjike të ndjekura me po aq proçesverbale për konstatim dhe gjatë kësaj, në procedurë inspektuese ka dhënë 215 Vendime me masa të duhura ligjore (urdhra / ndalime), 45 kundërvajtje dhe 6 kallëzime penale dhe një kundërvajtje e kategorisë së tretë.

Pas një takimi të koordinuar për të forcuar mbikëqyrjen e inspektimit nga shërbomet inspektuese në nivel lokal dhe shtetëror, ISHMJ ka kryer mbikqyrje inspettuese të jashtëzakonshme më 4, 5 dhe 6 nëntor, në 20 instalime, inspektimi i të cilëae është nën juridiksionin e tij.

Përveç inspektimeve të rregullta, inspektime të jashtëzakonshme kryhen paralelisht në tërë territorin në gjithë vendin dhe në Deponinë e Drisllës, fabrikën e cimentos USJE-TITAN, Piper Mill Koçani, TETEKS SHA Tetovë, VARDAR DOLOMIT, Gostivar, SHA TEAL Tetovë; TETEKS Jarn Tetovë; BLUE TEKNOLOGJI Tetovë; DS-SMITH SHA SHKUP, Victoria Invest, baza e asfaltit në fshatin Novo Sellë Debërce, bazë asfalti NN Graniti – Manastir, SHA ORANXHERIJI HAMZALI f. Hamzali Bosilovë, Tehno Paver Prevalec, Veles, TULANA SHA Gostivar, GORNI POLOG i Gostivarit; Makstil SHA Shkup, DTU AGROMARKET IGOR DOOEL f.Vladievci komuna e Vasilevës, Fermë e pulave Veterinar Gevelija .

Në një pjesë të instalimeve matjet janë në kufijtë e lejuara, disa janë të detyruar të kryejnë matje të jashtëzakonshme krahas lejeve të rregullta, në një pjesë ku paraprakisht janë dhënë vendime për ndalimin e punës është konstatuar se janë duke u respektuar, ndërsa një pjesë aspak nuk punojnë.

evn