U prit me bakllava në klubin turk, bën një debutim skandaloz

Kevin Mirallas ishte pritur me bakllava kur u prezantua te skuadra turke, Gaziantep.

Marketing

Ish-sulmuesi i Evertonit dhe Fiorentinës nuk e kishte aq të ëmbël debutimin në Superligën turke.

Ai u ndëshkua me karton të kuq qysh në minutën e 28-të të ndeshjes.

Në minutën e 26-të mori kartonin e parë të verdhë derisa dy minuta më vonë mori të dytin.

Ndeshja në mes të Antalyaspor dhe Gaziantep përfundoi me katër kartonë të kuq.

Marketing