U raportua se u takua me Ballkanin, Tovërlani zbulon të vërtetën

16:46 | 12 Maj 2021

Marketing

Ditën e djeshme ka pasur raportime që ish trajneri i shumë klubeve elitare, Afrim Tovërlani është takuar me drejtuesit e klubit të Ballkanit.

Ballkani javën e kaluar e shkarkoi Bledi Shkëmbin, ndërsa do bëhet me trajner të ri për edicionin 2021/22, shkruan lajmi.net.

Dje, mediat tona u spekulua se Tovërlani është takuar me zyrtarët e klubit nga Suhareka, por ky i fundit i ka mohuar të gjitha raportimet.

Për lajmi.net, Tovërlani tha se nuk është takuar me asnjë zyrtarë dhe të gjitha janë vetëm spekulime.

“Jo, raportimet nuk janë të vërteta dhe nuk jam takuar me asnjë zyrtarë të klubit të Ballkanit”, tha fillimisht ai.

I pyetur nëse është i hapur që të marrë stolin e “Xhebrailave”, nëse Ballkani shpreh interesim pasi të mbyllet sezoni, Tovërlani u shpreh i gatshëm, por vetëm nëse ka ndonjë projekt seriozë.

“Kush ka interesim dhe që mendon për ndonjë projekt seriozë jam i gatshëm, për ndryshe dua të qëndrojë kështu siç jam”, nënvizoi trajneri më i suksesshëm në Kosovë gjatë prononcimit për lajmi.net.

Ndërkohë, kujtojmë se skuadra e fundit që e drejtoi Tovërlani ishte Feronikeli./Lajmi.net/

Marketing