U realizua Olimpiada Shkollore-2019 në Saraj

Komuna e Sarajit, edhe këtë vit ka organizuar Olimpiadën Shkollore, e cila ishte e 17 e radhës. Finalja e Olimpiadës Shkollore u zhvillua në garat e diturisë dhe në disa disiplina sportive, edhe atë në disiplinën e vrapimit, kërcimit, hudhjen e gjylës dhe në sportet kolektive hendboll për vajza dhe futboll për djem.

Marketing

Në bazë të rezultateve të arritura, vendin e parë e kanë fituar dy Shkolla me nga 44 pikë, por Shkolla “ Sami Frashëri”, u rangua në vendin e parë pasi që kishte një medalje të art më shumë për dallim nga Shkolla Fillore “ Bajram Shabani”, e cila u kualifikua në vendin e dyt.
Ndërsa, në vendin e tret e kualifikuan dy Shkolla Fillore “ Drita” nga vendbanimi Rashçe dhe “Ibe Palikuqi”, nga Bojana me nga 22 pikë.
Në ditën finale të Olimpiadës Shkollore, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti

Komuna e Sarajit, ka organizuar edhe garat në sferën e diturisë, ku të gjitha Shkolla Fillore, kanë deleguar nxënësit më të mirë dhe kanë zhvilluar një garë mes tyre.

Komuna e Sarajit me vendim të Këshillit komunal, për të të gjithë nxënësit që kanë fituar vendin e parë në sporte individuale dhe kolektive, ju ka siguruar qëndrim tre ditor në Strugë nga 14-16 qershorë.

Olimpiada Shkollore në komunën e Sarajit, organizohet tradicionalishtë, me rastin e mbarimit të vitit Shkollorë.

Marketing