U realizua ultrimaratona “Arteria e Arbrit”

Me date 25-27/09/2020 u realizua ultrimaratona “Arteria e Arbrit”, faza e dytë nga Dibra e Madhe në Shkup, duke kaluar 161km gjatësi ecje në këmbë nga maratonistët e shoqatës “Maraton Albania”.
Pjesmarrësit në maratonën e organizuar i priti zëvëndës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport z. Izmit Nura, ku ju urojë mirëseardhje për misionin e marrë dhe shëndet deri në pikën përfundimmtare të maratonës, duke e patur parasysh vlerën dhe rëndësinë që ka maratona.
Mes tjerash z. Nura tha: “Aktiviteti juaj përveç aspektit sportiv dhe rekreativ , për mua ka një rëndësi të veçantë sepse me këtë mënyrë kujtojmë historinë dhe rrugëtimin e të pareve tanë me mund e sakrificë, për këtë arsye aktivitete të ngjajshme do të gjejnë gjithmonë përkrahje nga unë dhe Agjencia për Rini dhe Sport”.
Nisja e maratonës ka filluar në sheshin Skëndërbej në Tiranë, pranë shtatores së Skënderbeut dhe përfundoi në sheshin Skënderbej, tek shtatorja e Skënderbeut në Shkup. Maratonistët e shoqatës “Maraton Albania” përgjatë rrugëtimit të tyre janë pritur edhe nga kryetar komunash për të përshëndetur këtë nismë simbolike sportive që ka një vlerë të veçantë për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Marketing