U tall me holokaustin 23 vite më parë, shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të Olimpiadës

Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës për shkak të një shakaje të papranueshme që ai ka bërë për holokaustin gjatë një shfaqjeje komike të vitit 1998.

Marketing

Kryetari i komitetit organizues, Seiko Hashimoto, tha në prag të ceremonisë së hapjes se drejtori Kentaro Kobayashi u largua pasi akuzohet se ka përdorur fjalë të papërshtatshme në shfaqjen e tij, duke përfshirë frazën “Le të luajmë Holokaustin”.

“Ne zbuluam se Z. Kobayashi, në interpretimin e tij, përdori një frazë për të përqeshur një tragjedi historike,” – tha Hashimoto. – “Ne kërkojmë ndjesë për shkaktimin e një problemi të tillë serioz një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për problemet e shqetësimet që u kemi shkaktuar palëve të përfshira.”

Ceremonia e hapjes së Lojërave, të shtyra një vit nga pandemia, është planifikuar të zhvillohet këtë të premte, pa spektatorë, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të Koronavirusit, megjithatë do të jenë të pranishëm disa zyrtarë dhe pjesëtarë të medies.

Marketing