U tha se kanë prishur raportet, Capital T dhe Majk sqarojnë gjithçka

Capital T dhe Majk u kanë dhënë fund dilemave për prishje të raporteve.

Marketing

Së fundi kanë qarkulluar thashetheme se Capital T dhe Majk kanë prishur raportet për shkak të duetit të Capos me Ledrin.

Por, gjithë këtyre pretendimeve, dyshja u kanë dhënë fund përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Ishte fillimisht Capo ai i cili në një postim shkroi “Shihemi pak më vonë” dhe etiketoi Majkun, ndërsa ky i fundit ia ktheu “Shihemi”.

Me këto postime, dyshja kanë lënë të kuptohet se raportet e tyre janë njësoj si më parë, ndërsa zërat që qarkulluan nuk ishin të vërtetë.

Kujtojmë se Capital T në një tjetër postim shtoi edhe fjalët “Nese dikush n2020 menon mu kap per ni artist tsuksesshem per me mrri ti je lame, ata nuk janë të lezetshëm më”.

Marketing