U tha se u martua, kundërpërgjigjet Dafina Zeqiri: Caktoni datën edhe dërgomani ftesën

Dafina Zeqiri ka finalizuar një projekt të ri të cili prej ditësh po e promovon në mënyrë të veçantë.

Marketing

Këngëtarja e mirënjohur shihet në veshje tradicionale shqiptare, dimi e jelek dhe fustan të bardhë, ndërsa menjëherë pas publikimit të imazheve të para “shpërthyen” lajmet se Dafina ishte drejt martesës.

Më në fundi artistja e njohur ka thyer heshtjen me një reagim në rrjetet sociale.

Ajo postoi lajmet e publikuar në media duke ua bashkangjitur një status.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”, ka shkruar Dafina.

Ndërsa, këngëtarja zbuloj poashtu se po vazhdon të punoj intensivisht në studio për këngë të reja.

Marketing