U tha se u shtri në repart psikiatrik, reagon Miley Cyrus

Miley Cyrus ka reaguar pas thashethemeve se u shtri në një qendër psikiatrike.

Miley Cyrus javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë, ku performoi në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Pas performancës në këtë festival, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme se këngëtarja është shtrirë në repart psikiatrik.

Thuhej se arsyeja e kësaj është fakti që ajo po rrezikon martesën andaj u detyrua të shtrihej në spital psikiatrik që ta shpëtonte martesën.

Përmes një postimi në Instagram, Miley është lajmëruar nga Italia, ku u shfaq në formë të mirë e veshur në bikini.

https://www.instagram.com/mileycyrus/?utm_source=ig_embed&show_follow_dialog=1

“Duke jetuar jetën time më të mirë në një nivel të ri!”, ka shkruar ajo.