Uashington, protesta kundër ndryshimit të klimës

Protestuesit kundër ndryshimit të klimës dolën sot në rrugët e Uashingtonit, duke bllokuar kryqëzimet kryesore, si pjesë e përpjekjeve të tyre “për të paralizuar gjithë qytetin”.

Organizatorët u bënë thirrje njerëzve të mos shkojnë në punë ose shkollë për të marrë pjesë në protestë.

Protesta vjen pas grumbullimeve dhe marshimeve masive të të rinjve në qytetet e ndryshme të botës, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, të cilët kërkuan veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës.

Grupe protestuesish në Uashington bllokuan disa rrugë kryesore të hënën në mëngjes, duke vënë në lëvizje policinë për të devijuar trafikun.

evn