UÇK-ja edhe 18 vite pas luftës në Maqedoni, halë në sy për kuzhinat anti shqiptare(Foto)

Edhe përskaj periudhës së gjatë kohore nga konflikti I vitit 2001 mes forcave te UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit, disa individ mediokër ende merën me pjesëmarrësit e konfliktit të UÇK-së, madje ende po I quajnë terroristë. Një fakt I tillë u konfirmua sot, nga vëllai I analistit politik Sasho Ordanovskit, që është I afërt me LSDM. Në rrjetin social Twiter, vëllai I Ordanovskit, me emrin ‘Mindplumber’ , luftëtaren më të re të ish-UCK-së e cila njëherësh është Drejtoreshë në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’, ende e quan terroriste dhe vrasëse në kohë të lirë.

Marketing

Në statusin e tij në Twiter shkruan: Shkodrane Dardhishta, terrorist i UÇK-së, Drejtor në Qendrën Klinike në Shkup, vrasëse në kohën e lirë.

Autori harroi të përmend, se Dardhishta, njëkohësisht është edhe ish-karatiste, që ka mbrojt ngjyrat e po kësaj Maqedonie, udhëheqëse e karate klubit ‘Keiks’ nga Shkupi, ish deputete, shkrimtare, doktor i shkencave të Ekonomisë, nënë e tre fëmijëve, experte ligjore për çështje të ekonomisë, anëtare e kryesisë së Forumit te gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim-dega Çair, si dhe bashkëpunëtore e jashtme në Universitetin ECPD.

Ndaj kësaj ka reaguar një aktiviste nga Shkupi me emrin Diana Tahiri, e cila në reagimin e saj, thotë se ‘ Femra një kohë të gjatë është Drejtoresh në qendrën Klinike, ndërsa tani menjëherë e kuptuat, edhe atë plus terroriste. Ajde be! Kryetar i parlamentit është Talat Xhaferi, komandant Forina, nëse keni harruar. Tarçullovski, çka punon. Krsto Mukovski, që hapë dyer dhe shëtit në Romë dhe mere tender, çka punon. Gruevski, nga Budimpesti po mret me ndërtime dhe me jetë nëpër hotele, dhe ashtu ashtu vazhdohet. BDI menjëherë nuk bënë. Zhdukuni!

Kohëve të fundit edhe vetë Sasho Ordanovski, në kolumnat e tij në gazetën ‘Sloboden Peçat’, sulmon zyrtarët dhe politikat e BDI-së, madje drejton edhe akuza si me qen I punësuar në prokurori, e jo si analist apo gazetar.

UÇK po mbetet halë në sy edhe pas 18 viteve, për kuzhinat anti shqiptare.

Ja komentet:

Marketing