Udhëtoi 13,000 km për ta parë Milanin, ndeshja u anulua

Nga Patagonia e Kilit deri në Milano janë plot 13 mijë e 300 kilometra.

Marketing

Distancë e jashtëzakonshme e përshkruar nga nja tifoz kilien, që për të ndjekur Milanin në “San Siro” kishte siguruar biletën dhe çdo gjë tjetër, kohë më parë, duke u nisur dy ditë më parë për në Itali.

Ai nuk ka qenë me fat, pasi mesditën e të shtunës, u vendos që Milan-Genoa në program ditën e dielë në orën 15:00 të shtyhej për në 13 maj për shkak të masave për Koronavirus!
Një lajm i hidhur për tifozin kuqezi, që ka postuar një foto të Duomo në rrjetet sociale, duke shkruar: “Kam përshkruar më shumë se 13 300 km nga Patagonia Kilene në Itali për ty, Milani im, por nuk do të kem kënaqësinë që të të shoh në stadiumin mitik “San Siro”. Por emocioni është i madh, më çoi nga tokat e Jugut të Botës deri këtu“.