Udhëzime për prerjen e sigurt të kurbanëve

Me rastin e festës se Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë besimtareve mysliman të Kosovës, me rastin e përmbushjes se ritit të therjes se Kurbaneve të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Marketing

Rekomandimet e AUV:

Therjet të bëhen vetëm ne thertore të licencuara nga AUV. Kafsha e cila theret për konsum familjar dhe të të afërmeve mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Në thertore kontrolli kryhet para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Pas hulumtimit të plotë nga ana e veterinarit, vlerësohet mishi dhe ai merr vulën e sigurisë për konsum.
Tregtimi i kafshëve të gjalla duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës. Para blerjes sigurohuni qe kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Ato përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës per kontrolle shëndetësore të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset ne tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, ne të njëjtën kohe mund të konfiskohet nga organet kompetente.

Therje e pa sigurte për shëndetin publik dhe ilegale, konsiderohet, secila therje qe bëhet jashtë objekteve të autorizuara per therje. Për shkak të statusit shëndetësor të kafshëve te destinuara per kurban të mungesës se kontrollit veterinar para therjes , gjate dhe pas procesit të therjes.

Ekziston mundësia e bartjes se sëmundjeve infektive zoonotike nga kafshët tek njerëzit, ndërsa nga mungesa e kushteve higjienike ne vendet apo hapësirat jo adekuate mund të vije deri të kontaminimi i mishit ( ekziston një numër i madhe i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund ta atakojnë mishin) nga ambienti dhe pajisjet jo higjienike. Temperaturat e larta janë një faktor tjetër jo i përshtatem për proces të therjes dhe ruajtjes se mishit. Këta faktor rrezikojnë shëndetin publik nga helmimet alimentare me ushqim.

Lista e thertoreve në të gjithë territorin e vendit është publike ajo gjente në ueb faqen të AUV-s, ku përfshihen adresat e thertoreve.

Të gjitha këto objekte janë nen mbikëqyrje të autoritetit kompetente per kontrolle të ushqimit. Ne secilën prej tyre ka nga një inspektor veteriner komunal ose qendror, të cilët janë të autorizuar per kontrolle të kafshëve para therjes, gjate dhe pas procesit të therjes. Tani ne vendin tone janë gjithsej 53 objekte të aprovuara per therjen e kafshëve, të kapaciteteve të ndryshme, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë.

Si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes së kafshëve në hapësira publike.

AUV, uron gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës se Kurban Bajramit./arbresh.info/

Marketing