UEFA: Arijanet Murici, njëri ndër 50 lojtarët që mund të befasojnë gjatë 2019-ës

Organi qeverisës i futbollit në Evropë e ka publikuar një artikull ku radhiten 50 futbollistët e rinj të cilët mund të jenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2019. Njëri ndër këta 50 futbollisti është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici.

Marketing

Ekipi i gazetarëve të cilët punojnë për UEFA-n kudo nëpër Evropë votuan për t’i përzgjedhur 50 yje të rinj të futbollit, të cilët mund të bëhen protagonistë gjatë këtij viti, si për klubet e tyre, ashtu edhe për kombëtaret, shkruan Gazeta Express.

Njëri ndër këta 50 futbollistë është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici, i cili është opsioni i dytë për pozitën e portierit në Manchester Cityt, pas Edersonit.

“Zëvendësuesi shumë i vlerësuar i Edersonit, Murici, u thirr nga Manchester City nga huazimi i tij në Holandë pas lëndimit të Claudio Bravos”, shkruan UEFA.

Murici debutoi për ‘Dardanët’ në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, kundër Azerbajxhanit, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 4-0 dhe Murici arriti ta mbajë portën e tij të paprekur. Me këtë fitore, skuadra e Bernard Challandes e siguroi një vend në playoffs për kualifikime në Kampionatin Evropian dhe u promovua në Ligën C nga Liga D.

Murici ka arritur të jetë mjaft mbresëlënës edhe për Manchester Cityn, përkundër që trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizon atë edhe aq shumë, veçanërisht në ndeshjet e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e 19 dhjetor kundër Leicesterit, Murici ishte protagonist. Kjo ndeshje, e vlefshme për Kupën e Anglisë, shkoi në penallti pasi që asnjëri skuadër nuk arriti të sigurojë fitore në kohë të rregullt.

Murici ia dha mundësinë skuadrës kampione të Anglisë të presë biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë, duke bërë që Manchester City ta fitonte ndeshjen me rezultat 3-1 pas penalltive, pasi koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim 1-1, me gola të De Bruyne dhe Albrighton.

Marketing