UEFA: Baftiu në mesin e 50 talentëve që duhen shikuar në vitin 2020

Viti 2020 pritet të jetë jashtëzakonisht emocionues, me Kampionatin Evropian që do të mbahet në 12 shtete.Para se të vijë ai moment, UEFA ka vendosur të merret me talentët, që duhet vëzhguar në vitin 2020.Në mesin e 50 talentëve është edhe sulmuesi i Ballkanit, Blendi Baftiu.Baftiu ka pasur një formë të mirë në pjesën e parë të kampionatit në Kosovë, duke frymëzuar Ballkanin drejt sukesit të munguar.“Një mesfushor ofansiv i talentuar. Baftiu hyri në pushimin e dimrit si golashënuesi më i mirë në ligë me 17 gola të shënuara. Pritet që të marr ftesën e parë te kombëtarja në vitin 2020”, shkruan UEFA, përcjell lajmi.net.Vlen të ceket se Baftiu veç ka marrë ftesë nga Bernard Challandes për miqësoren e 12 janarit mes Kosovës dhe Suedisë.

Marketing
Marketing