UEFA bën renditjen e lojtarëve të Kombëtares, befasojnë kuqezinjtë e Edi Reja-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi dy ndeshje të mira kualifikuese, ku u arrit një fitore dhe një humbje. Dy ndeshjet në transfertë të tanëve nuk mund të mos binin në syrin e UEFA-s, që ka vlerësuar lojtarët e Edi Reja-s për performancën e mirë të zhvilluar.

Humbja në Stamboll nuk e ka zbehur lojën e kuqezinjve, që u ndëshkuan vetëm në fundin e takimit. Fitorja 0-4 në Moldavi, ishte një sinjal se ekipi ka nisur të funksionojë në çdo drejtim. Në faqen zyrtare të UEFA-s, shohim se lojtari më i mirë shqiptar është Ardian Ismajli me 631 pikë. Ai renditet në vendin e 153 në Europë. Pas tij vjen Berat Gjimshiti me 502 pikë dhe mban vendin e 247 në Europë. Kapërcimin më të madh duket ta ketë bërë Keidi Bare, që me paraqitjet impresionuese të tij, i ka dhënë oksigjen mesfushës sonë. 22 vjeçari vlerësohet me 446 pikë, duke mbajtur vendin e 296 në Europë. Më tej vijojnë emra si Veseli, Memushaj, Xhaka etj.

evn