UEFA dënon Bullgarinë dhe Rumaninë shkaku i racizmit

Thirrjet raciste kundër Kosovës i kanë kushtuar ekipit kombëtar të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Marketing

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se ka dënuar Bullgarinë dhe Rumaninë, shkaku i racizmit.

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke – të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit – për shkak të racizmit të shfaqur nga tifozët në ndeshjet kundër Kosovës dhe Çekisë.

Edhe Rumania po ashtu duhet të mbyll një pjesë të stadiumit të saj për ndeshjen e moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA ka vërtetuar se tifozët e saj kanë bërë veprime me sjellje raciste në një ndeshje muajin e kaluar.

Marketing