UEFA heq rregullin e golit si mysafir

UEFA ka konfirmuar se rregulli për golin si mysafir do të largohet në garat europiane.Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga fillimi i sezonit 2021-2022.Goli si mysafir është përdorur përafërsisht për gjysmë shekulli, por nuk më s’do të vleje për ndeshjet e eliminimit direkt në garat europiane për klube të cilat i organizon UEFA, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.Goli si mysafir ishte përcaktues në ndeshjet me vajtje-ardhje e në të cilat ekipet përfundonin ndeshjet me rezultat të barabartë si rezultat të përgjithshëm. Ekipi që shënonte më shumë gola si mysafir, kualifikohej në raundin e ardhshëm.Ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve nga Komiteti i Garave për Klube të UEFA-s.“Rregulli i golave ​​jashtë do të hiqet nga të gjitha garat e klubeve të UEFA-s nga sezoni 2021/22Shortet në të cilat të dy ekipet shënojnë të njëjtin numër golash në të dy ndeshjet tani do të kenë dy pjesë nga 15 minuta kohë shtesë, dhe, nëse kërkohet, penalltitë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Marketing
Marketing