UEFA konfirmon eliminimin e Dritës nga Liga e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar se skuadra kampione e Kosovës, Drita, e ka humbur me rezultat 3:0 finalen e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Linfield.

Marketing

Ndeshja mes Dritës dhe Linfield është dashur të zhvillohej më 11 gusht, por ishte anuluar shkaku i paraqitjes së një rasti me COVID-19 te skuadra kosovare.

Për fatin e ndeshjes ka pasur të vendos organi i disiplinës së UEFA-s, por që ky trup çështjen e ka bartur tek organet e Apelit.

Në njoftimin e UEFA-s thuhet se organi i Apelit ka vendosur që ndeshjen Drita – Linfield ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 0-3, në të mirë të skuadrës nga Irlanda e Veriut, bazuar në shtojcën e përcaktuar për Ligën e Kampionëve.

Marketing