UEFA: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet me tifozë

Sfida e play-offit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me prezencën e tifozëve më 4 qershor.

Marketing

Ky është vendimi më i fundit i qeverisë së futbollit europian, vendim që ua ka komunikuar dhe federatave respektive.

Fillimisht zyrtarët e futbollit maqedonas-veriorë kishin kërkuar që ky takim të luhej pa prezencën e tifozëve, duke marrë shkas nga situata e koronavirusit, por mbi të gjitha për të shmangur dhe dyndjen e tifozëve shqiptarë në “Teodor Proeski” të Shkupit.

Fituesja e kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesen e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi për të synuar kualifikimin në Euro2021.

Marketing