UEFA ka vendosur që të heshtë dhe të mos marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos
UEFA ka lajmëruar sot (e martë) se nuk e ka ndër mend që të marr masa për Sergio Ramos.

Në këtë rast nuk ishte fjala për lëndimin që Ramos ia bëri Salahut por për goditjen e tij më bërryl të Loris Karius.

Por organi qeverisës i futbollit europian ka thënë sot se sipas një rregulli disiplinor, që thotë se mund të hapen procedura për shkeljet e rënda që nuk janë parë na gjyqtari nuk do të përdoret për rastin në fjalë.

Ramos godet me fillim në pjesën e parë më bërryl Kariusin kur rezultati është 0-0 dhe për çudi dy minuta më vonë shënon Benzema pas një dhurate që i bëhet pikërisht nga Karius.

Portieri i Gjermanisë Manuel Neuer ka thënë se pikërisht kjo goditja ka bërë që Karius të humbet përqendrimin në ndeshje.

Gjatë finales se Ligës së Kampionëve, Ramos lëndoi edhe Muhamed Salah, për të cilin ende nuk ka informacione se a i është thyer krahu apo ka vetëm zgjatje të ligamenteve të kraharorit.