UEFA ka bërë ditën e sotme zyrtare edhe vendin ku do të luhet ndeshja e 17 nëntorit, mes Shqipërisë dhe Francës. Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.

Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin, dhe kanë dhënë dritën jeshile në institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja me Francën të luhet tek “Arena Kombëtare”.

evn