14:19 | 23 Prill 2021

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot dhe nuk mori asnjë vendim në lidhje me 12 klubet që u shkëputën nga UEFA për të krijuar Superligën të dielën e kaluar.

Sky Sport Italia raporton se takimi i Komitetit Ekzekutiv u mbajt këtë mëngjes dhe u diskutua për një dënim të mundshëm për këto klube, raporton SkySports, përcjell lajmi.net.

Për momentin, UEFA ka vendosur të shtyjë çështjen dhe nuk parashikohen sanksione në afat të shkurtër, pavarësisht acarimit të saj për ndodhtië e fundit.

Në mënyrë që një vendim zyrtar të dalë në pahë, UEFA do të duhet të presë për ca kohë.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka parashikuar se një vendim për 12 klubet themeluese mund të merret të hënën./Lajmi.net/