UEFA po vjen me ndryshime në logon e Ligës së Kampionëve, kështu do të duket!

UEFA po bëhet gati të ndryshojë edhe logen zyrtare të Ligës së Kampioneve.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur ‘FootyHeadlines’, ku logon ikonike të lëshuar në vitin 1992 UEFA do ta modifikojë.

Ajo është ndryshuar vetëm pak në 30 vitet e fundit, dhe logo e re 2021 është gjithashtu vetëm një ndryshim i vogël vizual.

Logoja e re e Ligës së Kampionëve duket pothuajse identike me logon aktuale. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime të qarta.

Pjesa e ‘League’ është më e madhe dhe pjesa e “UEFA-s” është më e trashë.

Dallim tjetër është ndryshimi i vendit të shkronjës “R” që vendoset pas Champions League. Tashmë ajo do të vendoset lart e jo poshtë siç ka qenë më parë.