UEFA publikon kandidatët për “më të mirët” e çdo roli

Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA, për kandidatët në garë për vlerësime individuale për edicionin e kaluar në Champions League.

Marketing

Mes 22 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdo rol, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës “galaktike”, e cila u shpall kampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron.

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih. Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol, përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.

Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.