UEFA shpall vendimin, Shqipëria nuk mund të shkojë në botëror nga “National Leagues”

Shqipëria nuk arriti që të kualifikohej në “Euro 2020” duke u renditur në vendin e katër të fazës së grupeve. Pas këtij rezultati kombëtarja “kuqezi” i ka hedhur sytë nga kualifikueset e Kampionatit Botëror, të cilat mbeten e vetmja mundësi për të shkuar në kompeticionin më të rëndësishëm në botë, pasi nga National League nuk kemi shpresa më.

Marketing

UEFA ditën e sotme ka bërë publike mënyrën e kualifikimit për në Kampionatin Botëror të vitit 2022 që do të mbahet në Katar. Me formulën e re, në Botëror do të kualifikohen 10-të kombëtaret që do të dalin nga fazat e grupeve. Ndërsa në play-off do të marrin pjesë 10-të skuadrat e dyta të grupeve, për të plotësuar numrin 13-të të ekipeve Europiane që do të shkojnë në Katar. 10 vendeve të dyta do ti shtohen edhe dy kombëtare me renditjen më të lartë të UEFA Nations League, dhe këto 12 kombëtare do të luajnë midis njëra tjerave në play-off për të siguruar një biletë kualifikuese, në kompeticionin më të madh botëror në sferën futbollistike në nivel kombëtaresh.

Por sipas deklaratës së UEFA-S, dy ekipet që do të dalin nga Nations League do të përzgjidhen nga Liga A dhe Liga B dhe Shqipëria nuk bën pjesë në këto dy liga por ndodhet një ligë më poshtë, në atë C. Ky vendim shuan çdo shans që kombëtarja Shqiptare të kualifikohet përmes këtij kompeticioni, por ndeshjet që do të zhvillohen nisur nga viti 2020 do t’i shërbejë për t’u ngjitur një ligë më lart.
Në këto kushte rruga e kuqezinjve bëhet shumë e vështirë për rrugëtimin e tyre për në Botëror, duke parë që nga faza e grupeve kualifikohen vetëm vendet e para si edhe vendet e dyta më të mira të zgjedhura pas ndeshjeve play-off.

Marketing