16:38 | 23 Prill 2021

Pep Guardiola ka reaguar ndaj lajmit se UEFA planifikon shtimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Guardiola theksoi se kalendari tashmë është shumë i ngjeshur dhe se nuk ka hapësirë që të futen në kalendar më shumë ndeshje, transmeton lajmi.net.

“Futbolli është biznes, çdo kush është pjesë e këtij biznesi. Të gjitha skuadrat duan lojtarët më të mirë, dhe duan ti kenë në skuadër”, tha ai.

“Kapitulli i Superligës është mbyllur, të gjitha skuadrat kanë lëshuar komunikatat e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë, duhet të kërkojmë të drejtën në sport, që shoqëria të jetë një vend më i mirë”, shtoi ai.

“Duhet të pyesim UEFA-në ose FIFA-në që ta zgjerojnë vitin në 400 ditë në mënyrë që të luajmë më shumë ndeshje”, tha Guardiola.

“Nuk jam një ekspert në Ligën e Kampionëve, por vetëm kërkoj që të ulet numri i ndeshjeve. Ata që marrin vendime janë tjerë, unë jap mendim, nëse ata vendosin që do të luajmë 10 ndeshje më shumë, mirë shumë, vahzdoni”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/