UEFA shtyn me një vit zhvillimin e Kampionatit Europian

UEFA njoftoi zyrtarisht shtyrjen e Kampionatit Europian të futbollit, i parashikuar të luhej nga qershori deri në korrik të këtij viti. Për shkak të koronavirusit, UEFA vendosi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që të shtyjë për në verën e ardhshme mbajtjen e këtij kampionatit. Ky vendim është ndikuar nga përhapja e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën. UEFA shprehet se “masat do të ndihmojë që të gjitha kampionatet vendase, tashmë të pezulluara për shkak të koronavirusit, të përfundojnë”.

Marketing

Gjithashtu UEFA do të riskedulojë edhe të gjitha datat e ndeshjeve të parashikuara për të luajtur deri në verë. Ndeshjet miqësore të parashikuara të zhvilloheshin në fund të marsit, tashmë do të luhen në muajin qershor. Presidenti i UEFA-s në fjalën e tij në mbledhjen e 55 shoqatave anëtare u shpreh se “shëndeti i tifozëve, stafit dhe lojtarëve duhet të jetë përparësia jonë numër një, dhe në këtë frymë, UEFA krijoi disa mundësi që garat sportive të përfundojnë këtë sezon”, është shprehur ai.

UEFA EURO 2020 ishte planifikuar të zhvillohej në 12 qytete në të gjithë Evropën nga 12 qershori deri më 12 korrik 2020. Datat e reja të propozuara janë 11 qershor – 11 korrik 2021. Ndërkohë, për tifozët që tashmë kanë blerë biletat për vitin e ardhshëm ato do të kenë të jenë funksionale, ndërsa nëse ata duan mund të rimburësohen financiarisht nëse nuk do të shkojnë për të parë ndeshjet vitin e ardhshëm.

Marketing