UEFA “tërbon” Interin dhe Juven, ndryshon rregullat për fitimet efektive

Përjashtimi i Manchester City-t për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar nuk është verdikti i parë por as i fundit i UEFA-s.

Marketing

Qeveria e futbollit evropian është e gatshme të ashpërsojë rregulloret mbi këtë çështje, duke i deklaruar luftë pa kompromis të ashtuquajturave “fitime kapitale fiktive”, domethënë të fryrjeve të kostove të kartonit të një lojtari, duke e vendosur në buxhet. Një praktikë e njohur kjo për të korrigjuar pjesërisht ose plotësisht humbjet e grumbulluara gjatë vitit fiskal, e përdorur nga shumë ekipe të Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, UEFA ka filluar të studiojë rregulla të reja që ndërhyjnë në një fenomen delikat dhe në rregullat që nuk janë gjithmonë të mirëpërcaktuara. Diskutimet për ndryshimin e rregullave është në fazën fillestare, por, gjithsesi, baza është hedhur.

Në Serinë A, Juventusi, Roma dhe Interi janë klubet që kanë mbledhur qindra milionë euro me këtë sistem.

Marketing