Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka folur lidhur me praninë e tifozëve në stadiume.

Futbolli nëpër Evropë ka rifilluar, por vetëm me ‘Ndeshje Fantazmë’, pra pa praninë e tifozëve.

Lidhur me këto probleme ka folur edhe presidenti Ceferin, i cili ka thënë se një vendim se kur do të lejohen tifozët do të merret së shpejti.

“Ne do të donim që t’i kemi tfiozët aty, sigurisht, por nuk do të rrezikojmë, edhe nëse është e trishtë të mendohet se ndeshjet më interesante në futbollin evropian do të luhen në stadiume boshe”, ka thënë Ceferin.

“Ne jemi në kontakte të afërta me autoritetet gjermane dhe ato portugeze dhe të martën kam folur me kryeministrin e Portugalisë”, ka shtuar presidenti i UEFA.

“Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim së shpejti një vendim. Më së largu më 10 korrik”, ishin fjalët e Ceferin.

Mbetet të shihet nëse finalet e LK do të luhen me praninë e tifozëve.