UEFA vendos se ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve në tri sezonet e ardhshme

Sipas footballlondon, UEFA pas një takimi që kanë mbajtur në Amsterdam ka vendosur për vendet se ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve në sezonet e ardhshme.
Sipas këtij vendimi finalja e këtij viti në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin turk ‘Ataturk’ në Stamboll.

Marketing

Kurse në vitin e ardhshëm finalja do të zhvillohet në stadiumin ‘Krestovsky’ në Shën Petersburg, ndërsa në vitin 2022 finalja do të luhet në stadiumin e Bayern Munich ‘Allianz Arena’ në këtë listë hyjnë edhe stadiumi anglez ‘Wembley’ ku do të zhvillohet ndeshja e ligës së kampionëve e vitit 2023.

Ndërsa finalja e Evropa Ligës gjatë vitit 2021 do të zhvillohet në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’ në Sevillë kurse finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në ‘Puskas Arsena’ Budapest.