Ujërat e Hong Kong-ut “pushtohen” nga delfinët rozë

Izolimi i krijuar nga pandemia e koronavirusit, duket se ka rikthyer në ujërat e Hong Kong-ut delfinët rozë, të cilat janë nga gjitarët më të rrallë në botë.

Marketing

Delfinët të bardhë dhe rozë, kanë rritur deri në 30 % numrin e tyre, pasi si pasojë e pandemisë, trafiku i trageteve në ujërat e Hong Kongun, është reduktuar së tepërmi.

Shkencëtari detar Lindsay Porter, i cili ka më shumë se tre dekada që studion delfinët në ujërat e Hong Kong-ut u shpreh për mediat vendase se delfinët që nuk janë parë për më shumë se gjashtë vite, janë rikthyer përsëri në Hong Kong.

“Nga konstatimet e mia, rezulton që delfinët që kishin braktisur ujërat e Hong Kongut, për katër, pesë apo gjashtë vite janë rikthyer përsëri në këto ujëra. Unë e lidh këtë fenomen me reduktimin e trageteve që lëvizin dendësisht në këto ujëra. Si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19, autoritetet kanë urdhëruar që transportet detare të reduktohen, e kjo ka bërë që delfinët të rikthehen sërish”, u shpreh shkencëtari Porter.

Sipas hulumtuesve në ujërat e Hong Kongut gjenden më shumë se 2.000 delfinë.

Marketing