“Ujësjellësi dhe Kanalizimi” me orar të ri të punës

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup bëri të ditur se sipas situatës me virusin korona dhe masat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, sportelet për pagesën e faturave prej sot do të punojnë me orar të ri të punës, edhe atë prej të hënës deri të premten prej orës 8 deri në orën 17 dhe të shtunën prej orës 8 deri në orën 13.

Marketing

Aktivitetet në terren, siç informojnë, do të realizohen vetëm në rast të defekteve ose në situata specifike.

“Në këtë moment, me qëllim të respektimit të rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni mundësinë e dhënë përmes serviseve elektronike të NP”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, me të cilën shërbimet tona janë më afër jush. Vizitoni ueb faqen tonë www.vodovod-skopje.com.mk dhe informohuni për të gjitha ngjarjet në lidhje me punën e ndërmarrjes. Serviset elektronike për persona fizikë dhe juridikë janë në dispozicion në e.vodovod-skopje.com.mk. Për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te shërbimet në dispozicion është edhe aplikacioni mobil i ndërmarrjes, tashmë në dispozicion për Android dhe IOS”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Prej atje bëjnë të ditur se për secilën informacion shtesë për shërbimet e ndërmarrjes, qytetarët e interesuar mund të paraqiten në 02 3073 010, Qendrën Kujdestare Informative: 02 3240 300, Drejtoria:[email protected]; www.vodovod-skopje.com.mk; www.facebook.com/jpvodovod.skopje.