Uji ishte i helmuar, banorët e qytetit dëmshpërblehen me 600 mln dollarë

Banorët e qytetit të Flintit në Miçigan, nuk munden të pinë, gatuajnë apo dhe të lahen me ujin e çezmës, prej vitit 2015. Problemet me ujin nisën kur autoritetet transferuan burimin e qytetit nga liqeni Huron tek lumi Flint.

Marketing

Një vit më vonë, mjekët vendas ngritën alarmin mbi nivelin e lartë të plumbit në gjakun e fëmijëve, dhe shkaku kryesor u identifikua pikërisht tek uji.

Ishte një punim larg standardit të sigurisë, ai që kishte lejuar që terreni i pasur me plumb të kalonte përmes tubacioneve të ndryshkura, duke përfunduar në rrjet bashkë edhe me elementë të tjerë të rrezikshëm.

Por ndërkohë që banorët presin një ujësjellës të ri, secili prej tyre do të ketë të drejtë për një dëmshpërblim domethënës, nga më të mëdhenjtë e historisë së Shteteve të Bashkuara.

Pas më shumë se një viti beteje gjyqësore, tashmë Gjykata e Miçiganit i ka dhënë të drejtën e dëmshpërblimit banorëve të qytetit, që sipas dëmtimit shëndetësor që kanë marrë do të ndajnë rreth 600 milionë dollarë./

Marketing