Uji në Tearcë ndalohet për pije, mund të përdoret vetëm për çështje teknike

Uji në fshatin Tearcë të Komunës së Tetovës edhe më tej është i ndotur dhe nuk mund të përdoret për pije. Kështu flasin rezultatet nga Qendra e Shëndetit Publik të Tetovës, nga ku njoftojnë se të gjitha rekomandimet e mëparshme mbeten në fuqi. Ilia Iliovski nga kjo Qendër njofton për probleme në sistemin e klorifikimit të ujit dhe se ekziston edhe një ndotje e vogël bakteriale. Iliovski shpreson në zgjidhje të shpejtë të problemit.

Marketing

“Bëhet fjalë për ndotje bakteriale, në atë pjesë nga ku furnizohen me ujë të pijshëm fshati Tearcë, Gllogjë dhe fshati Përshevcë. Në fshatin Gllogjë gjendja është edhe më alarmante. Jemi në komunikim me Komunën për tejkalimin e këtij problemi. Gjatë kësaj periudhe mbeten rekomandimet në fuqi, që uji të shfrytëzohet vetëm për çështje teknike dhe jo për pije… Bëhet fjalë për mënyrën e glorifikimit të ujit, ekziston edhe një ndotje e vogël fekale, por shpresojmë se në një afat më të shkurtër ky problem do të zgjidhet”, deklaroi Ilia Iliovski, Qendra e Shëndetit Publik, Tetovë.

Marketing