Ukraina mposht Maqedoninë e Veriut, merr fitoren e parë në Kampionatin Evropian

Ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut është dominuar nga ukrainasit, që morën fitoren e parë (2-1).

Marketing

Ukraina arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe të mos pranojë asnjë, duke vulosur një super-ndeshje gjatë kësaj pjese.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Andriy Yarmolenko në minutën e 29-të për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Roman Yaremchuk arriti të shënojë për ukrainasit në minutën e 34 –të për 2-0.

https://twitter.com/ZoryaLondonsk/status/1405521098167386114?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405521098167386114%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukraina-mposht-maqedonine-e-veriut-merr-fitoren-e-pare-ne-kampionatin-evropian%2F

Maqedonia e Veriut shënoi njëherë në minutën e 39-të, me Goran Pandev, por ishte pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi me rast për ukrainasit, ku Ruslan Malinovsky, por goditja e tij u prit nga portieri Stole Dimitrievski.

Në minutën e 55-të, Aleksandar Trajkovski, gjuan bukur dhe godet shtyllën, nga topi i kthyer Goran Pandev ndalet në zonë për penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Ezgjan Alioski, por portieri priti gjuajtjen e tij, ndërsa nga topi i kthyer ai shënoi për 2-1.

Në minutën e 82-të, Ukraina kishte rastin më të mirë për të shtuar epërisnë, por nga penallti nuk arriti të shënojë Dimitrievski.

Me këtë fitore Ukraina bën tri pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë.

Marketing