UKRAINË – Nisin zgjedhjet parlamentare

Ukrainasit zgjedhin sot Parlamentin e tyre gjatë një procesi zgjedhor, ku favorit shfaqet partia e presidentit të ri, Volodymyr Zelensky, i cili shpreson të sigurojë një shumicë që do t’i mundësojë mbajtjen e premtimit për rinovim.
Qendrat e votimit u hapën rreth orës 05:00 GMT dhe do të mbyllen në 17:00 GMT.
I zgjedhur në mënyrë triumfuese në prill, Zelensky, një ish-komedian, rishtar në politikë, shpërndau gjithsesi pas emërimit të tij asamblenë aktuale, dhe thërriti zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas sondazheve, Zelensky, ky ekspert i rrjeteve sociale gëzon ndërkohë një popullaritet të madh, ashtu si dhe partia e tij ”Shërbëtor i popullit”.

Marketing
Marketing