Ulet numri i ligjeve të miratuara me procedurë të shkurtuar

Qeveria ka njoftuar sot se është ulje drastike e numri i ligjeve të cilët miratohen në procedurë të shkurtuar. Kjo bëhet për shkak angazhimeve që ligjet t’i krijojë në mënyrë inkluzive dhe në proces të hapur transparent.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë u angazhua politikat, strategjitë dhe propozim ligjet e saj t’i krijojë në mënyrë inkluzive dhe në proces të hapur transparent. Si rezultat i këtij angazhimi, krahas rritjes së numrit të ligjeve të vendosura të Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik (RVKE), mund të vërehet ulje drastike e numrit të ligjeve të cilat miratohen në procedurë të shkurtuar. Statistika e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë tregon se nga numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara prej Qeverisë, të cilat kanë qenë propozim i Qeverisë (pa ligjet e miratuara me propozim të deputetëve), përqindja e ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar prej 67,9 për qind në vitin 2016, është zvogëluar në 19.1 për qind në vitin 2018”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Në vitin 2016, gjithsej 214 ligje janë miratuar në procedurë të shkurtuar, për dallim prej vetëm 17 ligjeve të miratuara nga fillimi i punës së Qeverisë aktuale.

Marketing