Për dy për qind është ulur numri i studentëve të regjistruar për vitin akademik 2017/2018 në krahasim me vitin 2016/2017.
Të dhënat të cilat sot i publikoi Enti Shtetëror Statistikor tregojnë se në vitin 2017/2018 gjithsej janë regjistruar 56.941 studentë që paraqet ulje në krahasim me vitin 2016/2017.

Më i madh është numri i studenteve të regjistruar, gjegjësisht 55,6 për qind janë studente apo 31.669.
Numri më i madh apo 85,7 për qind janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 13,9 për qind në fakultetet private.

Në vit të parë të studimeve janë regjistruar 15.094 studentë apo 26,5 për qind. Këtu janë përfshirë dhe studentë të cilët për herë të dytë, të tretë dhe më shumë herë janë regjistruar në vit të parë.